Sot Hollywoodi çmendet pas saj, dikur jetonte në një shtëpi me shokët e dhomës

Mediale Vip

Sot Hollywoodi çmendet pas saj, dikur jetonte në një shtëpi me shokët e dhomës

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:30
Margot Robbie

Margot Robbie po i kushton vëmendje të madhe pamjes së saj në ekranet e mëdha.

Pas saj, tashmë ka një nominim Oscar, dhe krenohet me një karrierë në rritje të shpejtë.     

Ajo dukej e mrekullueshme në festivalin e filmit në Kanë, ku u shfaq premiera e “Once Upon A Time In Hollywood” e regjisorit Quentin Tarantinao, ku rolet kryesore i luajnë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.

Por deri kohët e fundit, aktorja 28-vjeçare kishte një jetë krejt tjetër. Në fakt, ajo jetonte në një shtëpi të vogël në jug të Londrës, së bashku me shtatë persona të cilët ndanin katër dhoma. Shtëpia e njohur si "Manor", e cila merret me qiradhënie, është e njohur si një vend ku pihet shumë alkool dhe ndodhet afër me klubet e natës.

Ky është pikërisht vendi ku Margot u takua me bashkëshortin e saj të sotëm, regjisorin Tom Ackerley, dhe një herë ajo deklaroi se ato ishin vitet më të mira të jetës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat