Jay-Z flirton para Beyonce, reagimi i këngëtares do t’ju habisë - foto

Mediale Vip

Jay-Z flirton para Beyonce, reagimi i këngëtares do t’ju habisë - foto

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 21:21
Beyonce dhe Jay-Z

Gjatë finales së NBA-së midis Golden State Warriors dhe ekipit të Torontos, vëmendja më e madhe e tifozëve në San Francisko ishte drejtuar kah çifti Beyonce dhe Jay-Z, të cilët ndoqën ndeshjen e basketbollit.

Me ftesën e pronarit të klubit nga San Francisko, Joe Lacob dhe gruas së tij Nicole Curran, çifti i famshëm shijoi një ndeshje shumë emocionuese mes dy ekipeve më të mira.

Veçanërisht interesante për të gjithë ishte kur gjatë ndeshjes Jay-Z nisi të bisedojë me gruan tërheqëse të pronarit të pasur të klubit.

 Ndërsa Beyonce përpiqej të përqendrohej në ndeshjen dhe priste që biseda e tyre të zgjaste për pak kohë, Nicole dhe reperi vazhduan bisedën gjatë gjithë ndeshjes, duke mos i kushtuar vëmendje biznesmenit të pasur dhe Beyonce, e cila për një moment u duk e pa disponuar me atë që po zhvillohej para saj.

Pas përfundimit të lojës, Beyonce menjëherë la sallën, ndërsa Jay-Z e ndoqi atë. Pronari i pasur i klubit dhe gruaja e tij, për një kohë mbetën në sallë. Beyonce, e cila nuk mund të fshehte pakënaqësinë në fytyrën e saj, me siguri kishte shumë për t’i thënë partnerit të saj, pasi u largua nga Qendra e Sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat