S4MM ka gati këngën e re

Mediale Vip

S4MM ka gati këngën e re

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 00:03
S4MM

“Mamacita” mban titullin një prej realizimeve të fundit të reperit nga Tetova, S4MM. 

Ky projekt i tij i lansuar para pak javësh u prit mjaft mirë nga publiku dhe ka kaluar mbi katër milionë shikime në YouTube.

Ndërsa tani, Samir Selimi ka njoftuar fansat e tij se ka gati projektin e ri muzikor dhe pritet të publikohet edhe pak ditë. “7 Ditë”, ka shkruar ai pranë videos.

Ai gjithashtu ka sjellë edhe një insert të shkurtër të kësaj kënge për të gjithë fansat e tij të shumtë. S4MM njëkohësisht është duke punuar edhe në albumin e ri, pjesë e të cilit është edhe ky projekt.

Mbetet të presim dhe të shohim me çfarë do të na vijë nga reperi tetovar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

7 Days @dongima.studio @niza_46 @prodbyprimo @m3vlo @valonary @prodbyprimo @enisbafti

A post shared by S4MM (@samirs4m) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat