Pas videos që bëri xhiron e rrjetit Johnny Depp dhe Amber Heard sërish në gjyq, një i tretë do thirret në gjykatë

Mediale Vip

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit Johnny Depp dhe Amber Heard sërish në gjyq, një i tretë do thirret në gjykatë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:41
Johnny Depp dhe Amber Heard

Tashmë të gjithë e njohin historinë e gjatë të Johnny Depp dhe Amber Heard të cilët u divorcuan pas shumë seancash dëgjimore dhe deklaratave ofenduese ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse zyrtarisht janë ndarë, Johnny Depp nuk dorëzohet derisa të vërtetojë pafajësinë dhe duket se gjërat po marrin drejtimin që ai do. Së fundmi ka dalë në media një video ku Amber Heard shfaqet krah aktorit të njohur, James Franco, një ditë pas konfliktit të saj me ish-bashkëshortin që u bë publik në të gjitha mediat.

Ata mundohen t’i fshihen kamerave që ndodhen në ashensor dhe duket se diçka diskutojnë. Johnny ka vendosur që pjesë të gjyqit për mashtrim të bëjë edhe James, pasi ka bërë kërkesë që aktori të thirret në gjykatë si dëshmitar për të vërtetuar faktin që Amber nuk ka pasur shenja dhune në fytyrë pas gjyqit, megjithëse atje u shfaq me të nxira. Depp është i vendosur që të vërtetojë pafajësinë e tij lidhur me akuzat për dhunë nga ish-bashkëshortja.

Nëse gjërat shkojnë siç ai dëshiron, përveçse do fitojë gjyqin dhe emri i tij do ‘pastrohet’, do marrë edhe një dëmshpërblim miliona dollarësh. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat