Greta Koçi rikthehet aty ku nisi gjithçka, krijon bandën e saj dhe zbulon një surprizë për publikun - Bota Sot
Greta Koçi rikthehet aty ku nisi gjithçka, krijon bandën e saj dhe zbulon një surprizë për publikun

Mediale Vip

Greta Koçi rikthehet aty ku nisi gjithçka, krijon bandën e saj dhe zbulon një surprizë për publikun

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:40
Greta Koçi

Greta Koçi do rikthehet aty ku nisi gjithçka dhe këtë lajm të bukur e zbuloi mbrëmjen që kaloi me disa video të publikuara në ‘InstaStory’, ku ajo shfaqet teksa bën prova me një bandë muzikore.

Për të gjithë ata që janë bërë kuriozë, kemi një lajm shumë të mirë. Këngëtarja e dashur e muzikës do t’i rikthehet performancave me formacion ‘live’.

Nga ky moment, Greta renditet ndër të paktët artistë shqiptarë që kanë një bandë të vetën, që i shoqëron në çdo performancë muzikore dhe koncert. Greta do të rinisë performancat 100% ‘live’ dhe të gjithë do keni mundësinë ta dëgjoni teksa performon këngët e saj me bandën që e mbështet.

Kujtojmë se karriera e Koçit ka nisur në një prej ambienteve më të njohura në Tiranën e fillimviteve 2000, ‘House of Art’.

Aty këngëtarja performonte vetëm ‘live’, ndaj edhe u evidentua për vokalin dhe stilin e veçantë në muzikë, çka i hapi dyert e një karriere të gjatë me plot suksese dhe çmime të rëndësishme.
Pas shumë vitesh në skenën e muzikës shqiptare, Greta ka vendosur ta kalojë karrierën e saj në një tjetër stad, duke ju dedikuar vetëm muzikës ’live’, asaj që e ngjiti në maja, aty ku qëndron aktualisht falë potencialit të saj vokal dhe punës së palodhur në vit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...