Vendos gjykata: Hiti i Katy Perry është plagjiat

Mediale Vip

Vendos gjykata: Hiti i Katy Perry është plagjiat

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:51
Katy Perry

Një juri amerikane zbuloi se hiti i këngëtares Katy Perry, "Dark Horse" i vitit 2013 ishte një kopje e një kënge nga viti 2009.

Vendimi u mor nga gjykata federale në Los Anxhelos, pesë vjet pasi Markus Grey dhe dy bashkautorët e tjerë ngritën padi duke pretenduar se “Dark Horse” ishte vjedhur nga "Joyful Noise", të cilën Grey e lansoi nën emrin artistik Flame, transmeton KosovaPress.

Juria tani do të vendosë për gjobën të cilën Perry do ta paguajë për shkeljen e të drejtave autoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat