Moderatori i njohur, Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga nipi i Bajram Kosumit.
Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, me satirat e tij është rrahur tepër keq dhe në pabesi.
Burimet mësojnë se personi që e ka rrahur gazetarin Dërmaku është nipi i Bajram Kosumi, Rigzon Kosumi.
Arsyeja e rrahjes nuk dihet por është një lloj kurth që është bërë nga gazetarit Dërmaku.
Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur të e bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.
“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam qu foton në Facebook”, ka thënë ai për redaksinë tonë.