Klaudia Pepa zbulon surprizën e parë, shumë shpejt në ekranin e madh italian

Mediale Vip

Klaudia Pepa zbulon surprizën e parë, shumë shpejt në ekranin e madh italian

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 06:20
Klaudia Pepa

Pas "Amici"-t, ku Klaudia Pepa shkëlqeu gjatë të gjithë sezonit, karriera e saj në Itali sapo hapi një derë të re. Menjëherë nisën për balerinën e njohur shqiptare ofertat nga televizionet italiane apo edhe nga producentë që dëshironin praninë e balerinës së talentuar në projektet e tyre.

Prej disa vitesh tashmë, balerina shqiptare vazhdon të bëjë jetën mes Shqipërisë dhe Italisë, edhe sa i përket fushës profesionale. Një akademi danci me emrin e saj, disa projekte me televizione prestigjioze, si edhe shumë surpriza të tjera, të cilat, Klaudia pritet t'i zbulojë një nga një.

Një prej surprizave që balerina ka ndarë bashkë me miqtë e saj është lajmi i sotëm.

Duke bërë prova në ekranin e madh Mediaset, Klaudia shkruan se shumë shpejt, të gjithë ne do ta shohim në ekranin e njohur italian, me të cilin të gjithë jemi familjarizuar - Mediaset.

Edhe për Klaudian, si për çdo personazh të njohur të ekranit, ka nisur puna. Megjithatë, detajet, balerina ende nuk i zbulon... Së shpejti, po presim të shohim në ekranin italian një prej balerinave më të talentuara shqiptare, rritur në trupën e Tv Klan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat