Pas shumë pikëpyetjeve, Sofia Richie vendos të jetë pjesë e ‘KUWTK’

Mediale Vip

Pas shumë pikëpyetjeve, Sofia Richie vendos të jetë pjesë e ‘KUWTK’

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 07:01
Sofia Richie dhe Scott Disick

Modelja e njohur, Sofia Richie ka vendosur të jetë pjesë e serialit më të ndjekur ‘Keeping Up With The Kardashians’. Ndonëse 21-vjeçarja është në një lidhje me Scott Disick prej dy vitesh, ajo e ka pasur shumë të vështirë të jetë pjesë e klanit ‘Kardashian-Jenner’.

Një burim ekskluziv ka treguar për ‘Hollywoodlife’ se Sofia nuk ka qenë gati për t’u bërë pjesë e ‘show-it’ dhe nuk ka dashur të përjetojë presion, megjithatë gjithë mbështetja e marrë nga anëtarët e familjes e ka bërë të motivohet. Richie u shfaq për herë të parë në sezonin e 16-të të serialit, në datë 6 tetor.

Kujtojmë se prej kohësh Sofia ka udhëtuar në vende të ndryshme me familjen e njohur, duke treguar se tashmë gëzojnë një raport mjaft të ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat