7 vite të martuar, Justin Timberlake tregon si është jeta e tij me Jessica Biel

Mediale Vip

7 vite të martuar, Justin Timberlake tregon si është jeta e tij me Jessica Biel

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:23
Justin Timberlake dhe Jessica Biel

Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë 7 vite të martuar me njëri-tjetrin dhe këngëtari vazhdon ta dashurojë bashkëshorten e tij njësoj si ditën e parë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Entertainment Tonight”, Justin ka treguar se është shumë i lumtur dhe se ka gjetur personin e duhur.

“Kur gjen njeriun e duhur është si pagëzimi ku ti nuk kthehesh dot mbrapa. Kështu është edhe të qenurit baba”, është shprehur Timberlake.

Ai ka shtuar se Jessica ka qenë mbështetja e tij kryesore vitin e kaluar, kur ju desh të anulonte të gjitha performancat e tij për shkak të një problemi me zërin.

“Mendoj se çdokush ka nevojë për dikë që t’i qëndrojë pranë kur kalon diçka të vështirë, që të kalojnë të njëjtat situata dhe të flasin bashkë. Jam i sigurt se e kuptoni se çfarë dua të them”, ka thënë Justin.

Këngëtari ka treguar edhe më herët se ndihet shumë mirë me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vetëm, Silas Randall. Justin dhe Jessica janë martuar me njëri-tjetrin në tetor të 2012-tës në një ceremoni të organizuar në një resort në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat