E bëri të qajë nga gëzimi, i shoqi surprizon Julkën për përvjetor

Mediale Vip

E bëri të qajë nga gëzimi, i shoqi surprizon Julkën për përvjetor

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:20
Julka Gramo me burrin e saj

Julka Gramo dje ka festuar 18 vjetorin e puthjes së parë me burrin e saj dhe me rastin e kësaj dite të veçantë ajo ka bërë rolin e një hetueseje duke i dërguar të shoqit një breshëri pyetjesh.

Mirëpo gjithsesi, në një ditë të atillë, ai nuk ka harruar ta surprizojë të shoqen.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, Julka ka treguar se i shoqi i ka dhuruar një kuti të madhe me trëndafila të kuq. Po ashtu ajo ka marrë dhe një letër nga ai që e ka përlotur.

Pas surprizës, Julka i ka dedikuar fjalët më të bukura partnerit publikisht. “Edhe pas gjithë kësaj kohe je prapë ti”, shkruhet në postimin e bërë nga ajo.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat