Angela Martini: Po më ndjek shërbimi sekret!

Mediale Vip

Angela Martini: Po më ndjek shërbimi sekret!

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 08:53
Angela Martini

Modelja shumë e përfolur shqiptare Angela Martini, ka thënë se po e ndjek shërbimi sekret.

Martini kështu ka deklaruar në intervistën e dhënë së fundmi për Marina Vjollcën në “Klanifornia”.

Modelja shqiptare u pyet se “çfarë është diçka që ti e ke bërë tani, por s’do doje që njerëzit ta merrnin vesh?“, e cila pa hezituar tha se “që mua më ndjek ‘secret service’ (shërbimi sekret).”

Angela më tutje tha se nuk ka bërë asgjë, por që pranoi se po e ndjekin policia.

Ajo u pyet edhe për bashkëshortin rumun Dragos Savulescu, i cili u përfol kohëve të fundit se ishte arrestuar. Teksa modelja tha se derisa të është gjallë ajo, policia nuk do të mund ta arrestojnë atë.

“Dua të sqarojmë edhe njëherë e mirë lajmin që është komentuar nëpër të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm. Është arrestuar apo jo bashkëshorti yt? Ndodhet apo jo në burg?“, e pyeti Marina Vjollca, teksa Angela tha “Jo. Derisa jam unë gjallë, jo.”

Angela Martini është e martuar prej dy vitesh me miliarderin rumun Dragos Savulescu./Gazeta Sinjali/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat