Si një e moshuar dhe e dashur, shërbetore e të pasurve është portretizuar karakteri i aktores Nazira në serialin turk “Më fal”, i cili po pëlqehet mjaft shumë nga shikuesit.
Aktorja Zeynep Metin Aytekin, u lind në Ankara në vitin 1968. Ajo përveç serialeve ka përvojë edhe si aktore e teatrit.
50 – vjeçarja jashtë rolit të “Nazirës” ka një pamje e stil krejt tjetër. Aktorja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale duke postuar momente të ndryshme nga përditëshmëria e saj.
Së fundi “Nazira” ka publikuar në “Instagram” disa fotografi të ëmbla me vajzën e saj bukuroshe.
Në fotografit shihen duke u përqafuar nënë e bijë. E mbishkrimet e këtyre imazheve janë nga më të ndryshmet duke e krahasuar vajzën e saj me një engjëll.