Janë rivale në profesion, por të pandashme në jetën private

Mediale Vip

Janë rivale në profesion, por të pandashme në jetën private

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:20
Kendall Jenner dhe Bella Hadid

Bota e modelizimit njihet për konkurrencën e ashpër në mes modeleve.

Por, e njëjta gjë nuk ndodh edhe me dy prej modeleve më të famshme në botë, Kendall Jenner dhe Bella Hadid.

Dy vajzat e famshme njihen për miqësinë që kanë dhe janë pothuajse të pandashme nga njëra-tjetra.

Ato shihen së bashku edhe në kohën e lirë, në përditshmëri dhe shpesh herë bëjnë dedikime në rrjetet social për shoqërinë e tyre.

Së fundi raportin e tyre e ka dëshmuar edhe Bella përmes disa fotografive që ka hedhur në Instagram ku shihet përkrah Kendall.

Image

Bukuroshet seksi poashtu komentohen shumë edhe për linjat  super-seksi ndërsa janë ndër modelet më të paguara në botë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat