Stresi gjatë ditës së djeshme ka bërë një sërë statusesh ‘thumbuese’ për Noizyn.
Dy reperët gjatë gjithë ditës së djeshme kanë postuar statuse, përmes së cilave i dedikon ‘dissa’ njëri-tjetrit.
Por, së fundi duket që Stresi ka vendosur të bëjë paqe, pasi thotë se nuk ka ‘beef’ me repera, por me shtetin.
“Un skom beef me repera se jam shum i madh per to. Po kom beef me shtetin haver”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Stresi së fundi ka udhëtuar në Athinë, për të performuar për shqiptarët atje.