Agnesa Vuthaj jep lajmin e madh - Bota Sot
Agnesa Vuthaj jep lajmin e madh

Mediale Vip

Agnesa Vuthaj jep lajmin e madh

Më: 21 janar 2020 Në ora: 11:43
Agnesa Vuthaj

Vetëm para pak ditësh, modelja shqiptare Agnesa Vuthaj ishte kryefjalë e medias për një lidhje të mundshme me biznesmenin indian, Chetaan Sandesara. Ky lajm u mohua menjëherë nga modelja.

Agnesa Vuthaj është gati të pushtojë sërish mediat, por jo për arsyen që mendoni.

Bukuroshja shqiptare, është bërë pjesë e një projekti vërtet interesant për t’iu ardhur në ndihmë grave dhe fëmijëve në mbarë botën!

CNN transmetoi një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi që bëri bashkë vajzat që kanë konkurruar ndër vite në Miss World.

Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të këndohet nga vajzat në shumë gjuhë, ndër to edhe shqip përmes Agnesa Vuthaj.

Ky projekt madhor është për të ngritur zërin kundër abuzimit e diskriminimit të fëmijëve dhe femrave.Agnesa është shprehur shumë e lumtur që është bërë pjesë e këtij projekti.

Kënga do të publikohet ditën e nesërme!

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat