Alketa në revistën e njohur: Italianë, jam Ferragni e Tiranës, do t`ju pëlqej!

Mediale Vip

Alketa në revistën e njohur: Italianë, jam Ferragni e Tiranës, do t`ju pëlqej!

Më: 25 janar 2020 Në ora: 09:23
Alketa Vejsiu

Amadeusi deshi ta kishte në krah, por pak e njohin. Nuk është vetëm prezantuese në radio e television, por edhe sipërmarrëse mode dhe influencuese. “Punoja që 14 vjeç“; kështu e përshkruan revista “Gente“ Alketa Vejsiun në shkrimin e kushtuar moderatores shqiptare, e para nga vendi ynë që do të ngjitet në skenën e festivalit të njohur të Sanremos.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat në mallet pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënë, babain dhe tim shoq“. Kështu ka thënë Alketa për revistën, që rrëfen më tej se ajo është “lumturisht “ e martuar që prej vitit 2006 dhe se çifti ka dy fëmijë, të lindur që të dy në Firence. Alketa tregon aty se bashkë më familjen ka jetuar për një farë kohe në Toskanë, ndërsa kur kalon tek eksperienca profesionale thotë se punon prej më shumë se 20 vjetësh. “ Rrogën e parë e kam cuar në shtëpi në moshën 14 vjeçare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një biçikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë. Isha ambicjoze. Ishim të varfër dhe doja të bëja dicka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit“, vazhdon moderatorja. Alketa thotë më tej për të përditëshmen e njohur se mezi pret të përshëndesë publikun italian dhe uroj që kjo të mos jetë hera e fundit. Ndërkohë në profiling e saj në Instagram, ku tregon për intervistën qe e ka entuziasmuar mjaft, Alketa postoi këtë mesazh:

“Po mendoja tani per mijera shqiptare qe jetojne ne Itali, qe kane bere sakrifica dhe jetojne me dinjitet ne nje vend te huaj, qe mund te ndihen krenare per ate qe perfaqesojne, qe blejne revistat dhe lexojne per Shqiperine! Une e di emocionin dhe krenarine e tyre! E ndjej ne mesazhet qe me nisin ne inbox! Kete Sanremo jua kushtoj juve”, dhe ndjekësit nxituan kush e kush më parë ta urojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat