Tre vite pasi Adele fitoi Grammy për albumin e vitit dhe deklaroi se fitorja i përkiste Beyoncé, Billie Eilish bëri të njëjtën gjë për Ariana Grande.
Këngëtarja “Bad Guy” fitoi katër kategoritë më të mëdha në Grammy Aëards, përfshirë këtu Albumin e Vitit për daljen e saj në vitin 2019, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”Ajo triumfoi mbi kandidatët e tjerë Ariana Grande, Lil Nas X, H.E.R., Lana Del Rey, Vampire Weekend, Lizzo dhe Bon Iver për titullin. Dhe megjithëse tregoi mirënjohjen e saj për fitoren, 18-vjeçarja Eilish u shpreh se Grande meritonte të fitonte në vend të saj.
Gjatë fjalimit të Eilish kamera iu drejtua Grande-s, e cila u pa duke rrëmbyer komplimentet e Eilish dhe duke thërritur "Jo, jo, jo" nga vendi i saj, duke inkurajuar yllin e ri pop të përqafojë triumfin e saj.
ariana’s reaction when billie said “can i just say that i think ariana deserves this?” makes my heart warm. this is the energy we need to keep during 2020. women supporting women & each other’s achievements no matter what ♡ #GRAMMYs pic.twitter.com/vmaWjhpSUX
— zoe (@IearningtoIove) January 27, 2020
Ajo dukej sikur thërriste "Merr momentin tënd, vajzë!" Dhe i fali këngëtares një puthje, duke treguar që ajo nuk ndihej aspak keq për humbjen.