A do flasë Meghan Markle në The Ellen DeGeneres Show

Mediale Vip

A do flasë Meghan Markle në The Ellen DeGeneres Show

Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:17
Meghan Markle, Ellen DeGeneres

 

 Që nga koha kur Meghan Markle dhe Princi Harry zbuluan se do të shkëputën nga familja mbretërore për të ndërtuar një jetë më private të gjithë kanë qenë kuriozë të mësojnë se kush do të jetë i pari që do të intervistojë Meghan për të mësuar gjithçka po ndodh.

Nëpër media po qarkullon me shpejtësinë e erës lajmi se Dukesha e Sussex është duke planifikuar një intervistë më Ellen DeGeneres. Por, jo! Mesa duket nuk është e vërtetë! Një burim që vinte nga familja mbretërore hodhi poshtë këtë lajm duke e cilësuar si: “kategorikisht të rremë”.

 

Sipas asaj që është thënë, Ellen na fakt duket një zgjedhje e mundshme nëse një ditë Meghan do të ulej për të folur për eksperiencën e saj.

Jo vetëm që moderatorja e njohur ka vizituar Meghan dhe Harry ndërsa ata jetonin ende në Angli, por ajo dhe Meghan kanq qënë madje edhe mikesha që kur Ellen inkurajoi Dukeshën të adoptonte qenin e saj të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat