Lahaj uron Kosovën: Na ke bërë burra duke ecur zbathur nëpër gërmadhat e luftës së gjatë për liri

Mediale Vip

Lahaj uron Kosovën: Na ke bërë burra duke ecur zbathur nëpër gërmadhat e luftës së gjatë për liri

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:17
Ramë Lahaj

Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka uruar Kosovën në 12 vjetorin e Pavarësisë.

Nëpëmjet një postimi në Facebook, Lahaj ka bërë një urim prekës duke thënë se Kosova nuk është e madhe mirëpo po e rrisim si sytë e ballit.

Lahaj gjatë luftë së fundit në Kosovë ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Urime Kosovë,12 vjet shtet! Nuk je e madhe por do të rritesh se të gjithë të vegjël ishim. Po të rrisim si sytë e ballit. Të duam për ditë e më shumë. Të gjithë ne bijtë e tu ta kemi borxh me t’u përkushtu me gjithë qenien tonë se na dhe frymë jetën, forcën, na ke bërë burra duke ecur zbathur nëpër gërmadhat e luftës së gjatë për liri. Sot kemi dinjitet se jemi Kosovarë. Të dua, unë biri yt!” ka shkruar Lahaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat