“Më quani thjesht Harry”, Princi largon titullin mbretëror

Mediale Vip

“Më quani thjesht Harry”, Princi largon titullin mbretëror

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:58
Harry

Princi Harry është kthyer në Britani pa Meghan, për të nisur një firmë të re eko-miqësore në Edinburgh, pasi arriti me tren.

Duka i Sussexit filloi sot raundin e tij të fundit të angazhimeve si anëtar i familjes mbretërore, ndërsa nisi një firmë të re udhëtimi eko-miqësore në Edinburgh dhe u kërkoi delegatëve ‘ta quanin atë vetëm Harry’, shkruan DailyMail.

Princi Harry i cili do të tërhiqet nga titujt mbretëror në më pak se pesë javë, po qëndron në kryeqytetin Skocez, për një samit të punës të partneriteti Travalyst, i cili do të ketë një sistem të gradimit për përdoruesit për të ndjekur emetimet e tyre të karbonit.

Para se të dilte sot në skenë, nikoqirja Ayesha Hazarika, u tha delegatëve: ‘Ai e bëri të qartë se ne të gjithë duhet ta thirrim thjesht Harry. Prandaj zonja dhe zotërinj, ju lutemi jepni një mirëseardhje të madhe, të ngrohtë, skoceze për Harryn”.

Ai i tha ngjarjes në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave në Edinburgh se industria në Skoci ishte në pararojë për ta bërë sektorin më të gjelbër, duke thënë se mund të jepte një shembull për pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës.

Harry tha: ‘Ne duam të dëgjojmë të vërtetat dhe perspektivat nga e gjithë industria. Ne nuk kemi nevojë të shpikim rrotën, shumë punë të shkëlqyera janë bërë tashmë. Por hulumtimi ynë tregon përsëri se shumë nga këto përpjekje nuk kanë arritur të ndërgjegjësojnë konsumatorët. ‘

Harry, 35 vjeç, i cili jetoi në Britani të Madhe tashmë jeton në Kanada, do të kthehet në Londër më vonë sot para se të vizitojë studiot e Abbey Road të premten, për të incizuar një këngë të re për Lojërat e tij Invictus me yllin e rokut Jon Bon Jovi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat