‘Ditëlindje në karantinë’, pamje nga festa për 27 vjetorin e Xhensilës

Mediale Vip

‘Ditëlindje në karantinë’, pamje nga festa për 27 vjetorin e Xhensilës

Më: 9 prill 2020 Në ora: 12:35
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, sot ka mbushur plot 27 vite jetë.

E martuar dhe nënë e një vajze, ajo po shijon çdo moment të jetës, madje edhe në karantinë.

Ka javë që ajo, bashkëshorti i saj Besi dhe vajza e tyre Ajka, po qëndojnë të izoluar shkak i pandemisë.

Image

Andaj edhe festa e ditëlindjes së 27-të i është organizuar pikërisht në ambientet e shtëpisë.

Ishte Xhensila ajo e cila me ndjekësit ndau disa imazhe nga mëngjesi i sotëm i tyre.

Festa ka nisur qysh në mëngjes duke mos munguar befasia e këndshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat