Morena Taraku vajza ideale, ja si i’a feston ditëlindjen të atit

Mediale Vip

Morena Taraku vajza ideale, ja si i’a feston ditëlindjen të atit

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:58
Morena Taraku me babain

Siç e ka treguar gjithmonë, babai është pika e dobët e këngëtares Morena Taraku.

Duke qenë se e ka humbur nënën në moshë shumë të vogël, i ati ka qenë edhe nënë, edhe baba për të.

Ndaj, Morena sigurohet që babait të mos i mungojë kurrë dashuria dhe kujdesi i saj, siç ai ka bërë shumë vite me të voglën e tij.

Sot, babai i Morenës feston ditëlindjen dhe në këtë ditë speciale, këngëtarja na ka emocionuar të gjithëve me fjalët për të atin.

Krahas fotove të shumta nga festat e ditëlindjeve të mëparshme, ajo i shkruan urimin më të veçantë që mund t’i bëhet një prindi.

“TI JE BABA, NANA E GJYSHI MA I MIRE QE JETA NA KA FAL NEVE…
TI JE SHPIRTI MA I BARDHE QE MBAN TOKA… URIME DITELINDJEN DHE MOS E NDALO ZEMREN KURRE SE RREHURI SEPSE THJESHT JETA IME PA TY NUK KA ASNJE LLOJ KUPTIMI… #BESTDAD ❤️”- janë fjalët e Morenës krahas postimit.

Më herët këngëtarja tregoi se karantina e kishte gjetur larg familjarëve, pasi është izoluar e vetme në Turqi dhe po lutet çdo ditë që të mund të takojë sërish të dashurit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat