Elon Musk i vendos djalit të posalindur emrin X Æ A-12, çmendet interneti

Mediale Vip

Elon Musk i vendos djalit të posalindur emrin X Æ A-12, çmendet interneti

Më: 6 maj 2020 Në ora: 12:12
Elon Musk

Çarë është “X Æ A-12” dhe pse po përmendet kaq shumë në Twitter?

Ky në fak është emri i fëmijës së parë që miliarderi i teknologjisë Elon Musk dhe muzikantja Grimes kanë sjellur në jetë së bashku.

Të paktën sipas Elon Musk, i cili cicëroi “X Æ A-12 Musk” kur një nga 33.7 milionë ndjekësit e tij kërkoi të dinte emrin e foshnjës së tij të porsalindur.

Shumica e njerëzve po mendojnë se tweet-i i Musk është një kod për emrin e vërtetë të foshnjës.

Por Grimes dha një sqarim përmes një shkrimi në Twitter.

Sipas saj X është variabla e panjohur, Æ është çka ajo quan dashuri dhe Inteligjencë Artificiale dhe A-12 është avioni i preferuar i çiftit.

Musk ka pesë djem nga martesa e tij e mëparshme me autoren kanadeze Justine Wilson.

Fëmijët e tij  – Griffin, Xavier, Kai, Saxon dhe Damian – të gjithë kanë emra shumë më të zakonshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla, i cili raportohet se ka pasuri në vlerë prej 37 miliardë dollarësh, filloi lidhjen me Grimes në vitin 2018 pasi u takuan në Met Gala të atij viti.

Këngëtarja kanadeze njoftoi për shtatzëninë në janar ndërsa në shkurt tha se ajo dëshiron ta lërë fëmijën e saj të zgjedhë identitetin gjinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat