I vendosën djalit emrin e çuditshëm, kështu do ta shqiptojnë atë Elon Musk dhe partnerja

Mediale Vip

I vendosën djalit emrin e çuditshëm, kështu do ta shqiptojnë atë Elon Musk dhe partnerja

Më: 9 maj 2020 Në ora: 00:31
Elon Musk

Grimes ka treguar për fansat se si do ta shqiptojnë emrin e djalit “X Æ A-12”.

Grimes u ka treguar fansave të saj se si të shqiptojnë emrin e fëmijës së saj të porsalindur, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 32 vjeçe, iu përgjigj me mirësi pyetjes së një fansi që iu drejtuar ‘si e shqipton emrin e foshnjës?’, në Instagram të enjten.

“Është vetëm X, si shkronja X. Atëherë. A.I ashtu se e thuani shkronjën A, pastaj I”, tha këngëtarja.

Partneri i saj, Elon Musk, 48 vjeç, njoftoi të martën për lindjen e djalit të saj të gjashtë, të parin nga lidhja e tij me këngëtaren Grimes.

Ai ndau një fotografi të tij me djalin si dhe zbuloi emrin e tij unik.

“Mendoj se në të vërtetë është më mirë të jesh më i moshuar dhe të kesh fëmijë. E vlerësoj shumë, foshnjat janë të mrekullueshme”, ka thënë Musk.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat