Arbenita thotë se nuk ka shikuar asnjëherë porno dhe është e lumtur për këtë - Bota Sot
Arbenita thotë se nuk ka shikuar asnjëherë porno dhe është e lumtur për këtë

Mediale Vip

Arbenita thotë se nuk ka shikuar asnjëherë porno dhe është e lumtur për këtë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 12:25
Arbenita Ismajli

Arbenita Ismajli së fundi ka bërë një deklaratë interesante në llogarinë e saj në Instagram.

Modelja e njohur në një postim së fundi ka publikuar një video sipër të cilës thotë se nuk ka parë asnjëherë porno në jetën e saj.

E dashura e Feros ka publikuar një video që flet për pornografinë, dhe një nga website-t më të mëdha PornHub, që ka mbi 100 milionë shikime në ditë.

“Jam e lumtur që nuk kam parë asnjëherë porno në jetën time”!, ka shkruar Arbenita.

Video që ka shpërndarë Arbenita tregon për përdhunimet dhe abuzimet seksuale që janë përcjellë përmes internetit, dhe hetimet që kanë nisur ndaj faqes së njohur.

Image
Insta

Sipas tyre, Pornhub po lejon dhe përfiton nga videot e dhunimit dhe trafikimit seksual të fëmijëve, ndërsa bëhet thirrje për firmosjen e një peticioni që t’i jepet fund abuzimeve seksuale ndaj të miturve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat