Fjolla Morina paralajmëron klip me skena ‘të nxehta’

Mediale Vip

Fjolla Morina paralajmëron klip me skena ‘të nxehta’

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 23:07
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor.

Ajo këto ditë ka realizuar xhirimet e klipit të ri, në të cilin duket se do të shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese.

Këtë e bëri të ditur kur në orët e mbrëmjes të së mërkurës, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga prapaskenat e xhirimeve.

E veshur në një kostum të bardhë që i ekspozonte këmbët dhe i hapur te pjesa e gjoksit, Fjolla mori një pamjet mjaft ‘të nxehtë’ me këtë veshje.

Ajo kishte veshur edhe një palë çizme të gjata dhe një xhaketë argjenti të gjatë, e cila i dha një pamje edhe me më shumë shkëlqim.

“Kape ti maje…së shpejti”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke bërë kështu të ditur pak fjalë nga kënga e saj e re.

Fjolla përndryshe përveç muzikës është aktive edhe në biznes si sipërmarrëse e një dyqani veshjesh për fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat