Iva Tiço bën testin e koronavirusit, thirrja e rëndësishme për qytetarët

Mediale Vip

Iva Tiço bën testin e koronavirusit, thirrja e rëndësishme për qytetarët

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 09:15
Iva Tiço

Iva Tiço ka bërë së fundmi testin e koronavirusit, për të mësuar nëse është infektuar.

Gazetarja e ka bërë publik rezultatin në rrjetet sociale, duke treguar se ka dalë negative.

Me këtë rast ajo ka drejtuar një thirrje me rëndësi për të gjithë ata qytetarë që e kanë kaluar Covid-19, në mënyrë që të ndihmojnë në kurimin e të infektuarve të rinj, duke dhuruar plazmën e tyre.

“Sipas analizës unë nuk e kam kaluar Covid-19, pra nuk kam antitrupa. Nëse do të kisha do kisha dhuruar plazmë, me vrap siç dhuroj edhe gjak herë pas here. Është një gjë shumë e thjeshtë, bëni një gjest të mirë”, shkroi Iva.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat