Flet Shqipja: Atë që e zgjedh unë...

Mediale Vip

Flet Shqipja: Atë që e zgjedh unë...

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 07:42
Shqipe Hysenaj

Shqipe Hysenaj u bë shumë e njohur nga publiku me pjesëmarrjen e saj në "Përputhen".

Pak kohë më parë, ajo u përjashtua nga emisioni për shkak të sjelljes së papërshtatshme.

Që nga ai moment, fansat kanë kërkuar rikthimin e saj, mirëpo Shqipja ka deklaruar se kjo nuk do të ndodhë.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar në "Portokalli", për të marrë pjesë në një ndër rubrikat e humorit, te "Përthithen".

"Kam ardhur të kërkoj një djalë, se burrat ja ku janë, dhe pse jo Mulin", tha Shqipja.

“Dhimon nuk e zgjedh ti, pa vdek unë,” i replikoi aktorja Arjola Demiri në rol.

“Atë që e zgjedh unë askush nuk e merr morët vesh, ti bjonde kujdes se nuk e ke radhën sonte,” tha Shqipja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat