Këngëtari shqiptar rrëfen paragjykimet e fillimeve në Itali kur punonte si kamarier

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar rrëfen paragjykimet e fillimeve në Itali kur punonte si kamarier

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 20:41
Gëzim Myshketa

Gëzim Myshketa ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree” mbrëmjen e kaluar, për të folur për librin me CD muzikore që ka publikuar. Në qendër të këtij projekti të artistit janë këngët tradicionale që vijnë të përpunuara nga bashkëpunëtorët e tij me nga një historik e kuriozitete rreth tyre.

Por veç sukseseve të fundit, Gëzim Myshketa ka folur edhe për të kaluarën dhe fillimet e tij në Itali, ku është paragjykuar shpesh sepse vinte nga Shqipëria.

“Unë e kam ndjerë problemin e nacionalitetit, ta themi troç. E kam ndjerë në vitet e para kur kam qenë në Itali në vitet ’99-2000. Jo se tani nuk ka paragjykime për shqiptarët. Ta flasim hapur dhe të jemi të sinqertë. Atëherë ka qenë një situatë që kishe frikë t’i thoje dikujt, sidomos në zonat rurale dhe në qytete të vogla”, -ka rrëfyer Myshketa.

Megjithatë, edhe kur punonte kamarier, ai ka treguar se i kërkonin të këndonte dhe në këtë mënyrë merrte shumë bakshishe.

“Bënin batuta ‘albanese ke ardhur me gomone’. Po flas sidomos për vitet e para, pastaj i njeh njerëzit, bën që njerëzit të të njohin ty, e dinë se çfarë qëllimesh ti ke. Mua më ka ndihmuar shumë fakti që studioja për kanto dhe jetoja në Parma, që ata hanë bukë e djathë e muzikë lirike. Momentin që ti i tregoje se studioje në Konservator për kanto, zhdukej çdo lloj paragjykimi. Më thoshnin t’u këndoja ndonjë këngë. Bëja shumë bakshishe atëherë kur isha kamarier me këngë. Isha kamarieri më i pasur i lokalit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat