Paralajmërojnë Tifozat Kuq e Zi: Kjo është thirrja e fundit, tërhiqeni Bregoviqin nga festivali i Korçës

Mediale Vip

Paralajmërojnë Tifozat Kuq e Zi: Kjo është thirrja e fundit, tërhiqeni Bregoviqin nga festivali i Korçës

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:40
Foto

Tifozat Kuq e Zi, me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook, i bëjnë thirrje Bashkisë së Korçës që të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës, ku për të performuar aty është ftuar këngëtari serb, Goran Bregoviq.

“Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tanë nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës”, thuhet në reagim.

Ky grup tifozësh në këtë postim vënë në pah që afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat dhe se janë mbi 12.000 viktima lufte, për çka Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje.

“Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performojë në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO. Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare”.

“Prandaj para këtij racizmi shtetëror që u bëhet shqiptarëve, nuk do t’i mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundojë ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës. Kjo është thirrja e fundit!”, përfundon reagimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat