Ronaldo Sharka nis eksperiencën e re në “Përputhen”

Mediale Vip

Ronaldo Sharka nis eksperiencën e re në “Përputhen”

Më: 21 mars 2023 Në ora: 20:45
Ronaldo Sharka

Pas eksperiencës së tij në “Big Brother Vip” Albania, tashmë Ronaldo Sharkën do e shohim në një format ndryshe nga ai i prezantuesit, në atë të opinionistit.

Ish-banori i BBV do jetë në rolin e opinionistit në formatin e dashurisë “Përputhen”. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në ‘instastory’.

“Sot dhe në ditët në vazhdim, mund të më ndiqni në rolin e opinionistit në Përputhen”, shkruan Ronaldo.

Ai ka treguar se do të jetë në këtë rol për disa ditë, duke i zënë vendin në këtë mënyrë opinionistit të njohur, Arian Konomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat