Granit Xhaka jep një intervistë të çuditshme, ai flet edhe për illuminatin

Mediale Vip

Granit Xhaka jep një intervistë të çuditshme, ai flet edhe për illuminatin

Më: 1 prill 2023 Në ora: 06:30
Granit Xhaka

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ka mahnitur fansat duke dhënë një intervistë teksa përdorte një “filtër” kauboji me mustaqe.

Mesfushori u shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë në ‘TikTok’ me Barrelon, i cili ka mbi 660,000 ndjekës në faqen e tij “Barrelo live”.

Por në mënyrë të çuditshme, gjatë intervistës Xhakës i dallohej fytyra me një kapele kauboj dhe një palë mustaqe të vendosur në fytyrën e tij.

Image
Intervista e Granit Xhakes

Vetë intervista ishte larg nga ajo që pritej, pasi Barrelo duket se kishte vetëm njohuri modeste të futbollit.

Pyetjet ishin të ndryshme, që shpesh e bënin Granitin të qeshte, pasi fillimisht i tha se të bëhesh futbollist, duhet të nënshkruash kontratë me Iluminatët. Xhaka u përgjigj me të qeshura dhe me tundje të kokës.

Mesfushori shqiptar tregoi se jeton në Londër, ndërsa di gjermanisht, pasi që pasi ka jetuar në Zvicër dhe ka luajtur në Gjermani për katër vite.

Xhaka ka qenë shtyllë në mesfushën e Arsenalit këtë sezon, duke shkëlqyer në rolin e tij të ri si më i avancuar.

Ai ka arritur të shënojë gjashtë gola, duke shtuar edhe pesë asistime në 38 ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat