Mel B dhe ish-bashkëshorti nisin terapi familjare me psikologun

Mediale Vip

Mel B dhe ish-bashkëshorti nisin terapi familjare me psikologun

Më: 24 mars 2017 Në ora: 00:43
Mel B dhe Stephen Belafonte

Ish-anëtarja e Spice Girls, Melanie Brown dhe bashkëshorti i saj, Stephen Belafonte janë në mes të një divorci, por megjithatë duket se kanë nisur një terapi familjare për hir të fëmijëve të tyre.

Sipas TMZ, të dy janë takuar me psikolgun e këngëtares në shtëpinë e tij. Tre fëmijët e çiftit, Phoenix (18), Angel (9) dhe Madison (5) ishin së bashku me ta.

Sipas një burimi, të dy kanë shkuar ndaras në këtë takim, derisa edhe fëmijët së bashku me dadon e tyre kanë ardhur ndaras.

Mel B kishte aplikuar për divorc nga bashkëshorti i saj me 28 dhjetor të vitit 2016, por gjithçka u bë publike vetëm me 20 mars.

Në media është bërë e ditur se Mel B në aplikimin e saj për divorc ka pohuar se kjo po ndodh për shkak të diferencave të mëdha. Brown dhe Belafonte kanë qenë të martuar për 10 vjet.

Ndarja e tyre ishte pak e çuditshme për publikun, pasi në muajin shkurt, dy muaj pas ndarjes, këngëtarja kishte postuar një shkrim për bashkëshortin e saj.

“Të dy ne kemi kaluar gjëra që do ta ndanin secilin çift, por që ne kemi arritur t’i përballojmë dhe të jemi më të fortë”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram poshtë një fotografie ku shiheshin të dy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat