Audrina i kthehet Justin Bobby pas ndarjes nga Corey Bohan

Mediale Vip

Audrina i kthehet Justin Bobby pas ndarjes nga Corey Bohan

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 22:40
Audrina Patridge bëri kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj me të cilin kaloi dhjetë muaj së bashku, me të cilin ndajnë vajzën njëvjeçare Kirra Max.

Javën e kaluar Audrina Patridge bëri kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj me të cilin kaloi dhjetë muaj së bashku, me të cilin ndajnë vajzën njëvjeçare Kirra Max.

Prezantuesja televizive amerikane si arsye kryesore për ndarje kishte potencuar dhunën familjare.

Patridge ka akuzuar Bohan se kishte sulmuar verbalisht atë dhe nënën e saj, si dhe i kishte marrë me forcë telefonin derisa ajo po tentonte ta xhironte atë.

Prokurorët nuk kanë ngritur akuzë ndaj Bohan për shkak të mungesës së fakteve.

Justin Bobby Brescia, i njohur nga shou si Justin Bobby,  ka thënë se pas divorcit, Audrina dhe ai kanë kontakte.

“Unë jam duke biseduar me Audrina tash”, ka thënë ish-ylli i realitetit, i cili tash performon në BobbyrocK.

“Ne jemi duke biseduar, pasi unë bëra një koment rreth saj. Ju e dini se çfarë ka ndodhur me divorcin e saj. Ajo më ka kontaktuar për të më falënderuar si një mik”, ka thënë ai.

“Atë e kam shoqe për një kohë të gjatë dhe mendimet e mia dhe zemra ime janë pranë saj gjatë kësaj kohe”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat