Naser Berisha: “Derisa unë marrë guximin të shkruajë një këngë të tillë, ende ka “artistë” që nuk e kanë….”

Mediale Vip

Naser Berisha: “Derisa unë marrë guximin të shkruajë një këngë të tillë, ende ka “artistë” që nuk e kanë….”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 7 shtator 2018 Në ora: 13:31
Naser Berisha

Ai është një artist jo vetëm shumë i veçantë por që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare me disa nga hitet e tij. Ai vazhdon të krijojë këngë të bukura, ndërsa në Gjermani ku edhe jeton ka studion e tij muzikore “BB Records”, e të kthehet përfundimisht për të jetuar në vendlindje thotë se nëse do t’i jepet hapaësira e nevojshme pse jo. Ky është këngëtari Naser Berisha, i cili ka qenë një nga artistët më të zhurmshëm të kësaj fund-verë për shkak të këngës “Paradoks”, jo vetëm teksti dhe fuqia e kësaj këngë që u komentua nga të gjithë, por edhe problem tekntik që u krijua e që iu hoq për disa orë nga kanali Youtube, u bë temë diskutimi kudo në mediat online.

Artisti na rrëfen për gazetën “Bota sot” për këtë projekt muzikor, kush e komentoi apo nga cili koleg mori përkrahje e deri te inkuandrimi i tij në jetën politike, siç thotë ai “jo një politikan profesionist”.

“Bota sot”: Keni disa javë që ndodheni në vendlindje kështu vini cdo verë apo jo?

-Po gjithsesi, së paku dy-tre herë gjatë vitit vijë në Kosovë për pushime, por e shfrytëzoj kohën që edhe të punoj diçka në muzikë.

“Bota sot”: Si po ecën kënga e re? U shqetësove që u bllokua në fillim dhe pse ndodhi?

-Jam i kënaqur, por unë edhe ashtu paraprakisht e kam ditur se kjo këngë nuk do të bëhet hit veror, sepse është publikuar shumë vonë. Natyrisht se nuk ishte gjë e mirë largimi i këngës pas 15 orëve, sepse deri në atë moment i kishte afëër 10.000 klikime, dhe normal se u shqetësova duke mos e ditur arsyen e largimit. Por pas një dite e kuptova se ishte gabim teknike, por dozën e skepticizmit e rriti edhe bllokimi i dy faqeve të mia në facebook, ku unë më shumë se 12 orë nuk kisha mundësi të postoja linkun e këngës apo fotografi në profilin tim.

“Bota sot”: Këtë herë i dhe një shuplakë të madhe në artin tënd edhe shkaktarëve të një realiteti të hidhur, more ndonjë mesazh të tipit "kujdes Naser"?

-Për fat të mirë kësaj radhe jo, edhe pse në të kaluarën time kam patur përvoja jo të mira për shkak të këngës “Hajt shko” e cila po ashtu një këngë me teme sociale-politike e publikuar në vitin 2003 kisha pranuar kërcënime dhe ofendime të pafundme për shkak të asaj kënge e cila për nga teksti ishte shumë më i drejtpërdrejt dhe shumë më vullgare në zgjedhjen e fjalëve për tekstin e kësaj kënge.

“Bota sot”: Po cili apo cila kolege nga muzika apo nga politika ta uroi, apo ndoshta e bëri share nëpër rrjetet e tij sociale?

-Shumë nga kolegët më kanë uruar publikisht, dhe disa nga ta edhe e kanë bërë share klipin, por si zakonisht kishte edhe të atillë të cilët hezituan të më përgëzojnë për këngën, e disa të tjerë as guximin për një “Like” nuk e patën. Pra derisa unë marrë guxime të shkruajë një këngë të tillë dhe shtjellojë një temë të tillë aktuale, ende ka “artistë” të cilët nuk e kanë guximin të bëjnë “Like e share”, e mos të shkojmë më larg. “

Bota sot”: Po mediat po e përkrahin këtë projekt si dikur këngët e tua të dashurisë?

-Definitivisht se disa nga mediat vizuale jo, dikur kur i këndoja dashurisë kishte një llojë konkurence se cila nga TV do ta ketë premierën e këngës dhe klipit, kurse kësaj radhe mendoj se tematika e tekstit dhe thumbimi i disa profesioneve të cilat punohen nga jo-profesionistë, (e në njërën nga vargjet e refrenit i këndohet edhe gazetarit jo-profesionit) mendoj se ndoshta ka ndikuar së paku në mos përkrahjen e këngës, e që mos të them bojkotimin e kësaj kënge.

“Bota sot”: Në klip mori pjesë edhe një artist i vogël i familjes, djali në hapat e babait?

-Beni është djali im i vogël (11 vjeç) dhe ky mori pjesë në klipin e këngës “Paradox“ dhe që të gjithë u mahnitën me talentin e tij që e shpalosi gjatë xhirimeve. Por pasi që është hera e parë e kontaktit të tij me kameren, nuk mundem të them shumë në këtë drejtim, por një gjë e di se edhe Beni kishte një kënaqësi të madhe me luajtjen e një roli të vogël në këtë klip.

“Bota sot”: Naserin e shohim edhe të inkuadruar në politikë, do të thotë se një ditë mund ta shohim seriozisht në një post politikani?

-Unë edhe pse angazhohem në një subjekt politik, unë nuk e shohë veten si politikan profesionist, por vetëm si një qytetar aktiv i cili mundohet që të punojë diçka në këtë drejtim në mënyrë që sadopak të ketë ndryshime pozitive, dhe që ky shtet i yni të ecë sa më shpejt drejt një shteti zhvillimor dhe një shteti të së drejtës.

“Bota sot”: A mund të jetë një artist i mirë një politikan i mirë?

- Një shpirt artisti i vërtetë, së paku nuk do të mundej kurrë që qëllimisht ta dëmtojë shtetin dhe vendin e tij, saqë mundet një politikasn i keq i sotëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat