‘Electricity’ nga Dua Lipa mbretëron në klasifikimin e ‘iTunes’, lë pas emra të njohur

Mediale Vip

‘Electricity’ nga Dua Lipa mbretëron në klasifikimin e ‘iTunes’, lë pas emra të njohur

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 08:38
Dua Lipa

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që po gëzon famë ndërkombëtare.

Dy ditë më parë, këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Electricity”.

Për këtë këngë, ajo bashkëpunoi me Mark Ronson dhe Diplo, ndërsa e sollën të shoqëruar edhe me videoklip.

Suksesi i kësaj kënge po vërehet që në orët e para të publikimit, kënga ka marrë afro 4 milionë klikime në kanalin YouTube.

Përmes rrjeteve sociale, Dua ka bërë të ditur që kënga ka po prin në tabelën e “iTunes”, ndërsa ka falënderuar fansat për mbështetjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat