Meda po sjell duet me këtë këngëtare të njohur

Mediale Vip

Meda po sjell duet me këtë këngëtare të njohur

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 16:26
Meda

Meda është një prej artistëve më aktiv të skenës muzikore shqiptare.

Meda nuk ndalet së realizuari projekte të reja muzikore, tani ai po sjell duet me këngëtaren Yllka Kuqi.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Yllka përmes një postimi në InstaStory, ku u shfaq në studio muzikore bashkë me Medën.

“Së shpejti”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja i ka lënë fotos, duke mos preferuar të jap më shumë detaje.

Edhe për këtë këngë, Meda ka bashkëpunuar me Ghulon, ndërsa për datën se kur publikohet kënga mbetet të shihet ditëve në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat