Gjithçka që duhet të dini për dridhjet e duarve

Mjekësi alternative

Gjithçka që duhet të dini për dridhjet e duarve

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Të ndjeni duart tuaja të fillojnë të dridhen gjatë një takimi të parë ose kur flisni në publik është mjaft normale, por çka nëse kjo ndodh pa ndonjë arsye?

Dridhjet, kontraktimet e pavullnetshme të muskujve që çojnë në lëvizje të dridhura në trup, ndodhin kryesisht tek të rriturit e moshës së mesme ose të moshuar. Por ato mund të ndodhin në çdo kohë dhe mund të jenë të rastësishme ose të vazhdueshme.

Ka dy lloje kryesore: “dridhje pushimi” që ndodh kur personi është i relaksuar dhe “dridhje veprimi” kur dikush lëviz muskujt e tij”.

Tiroide tepër aktive

Nëse vëreni këtë ose simptoma të tjera, për shembull humbje peshe të pashpjegueshme, rrahje të shpejta të zemrës, djersitje, pagjumësi ose ankth, vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm. Ata mund të përshkruajnë tableta ditore për zëvendësimin e hormoneve.

Shumë kafeinë

Kafeina mund të mbistimulojë sistemin nervor dhe të bëjë që duart tuaja të dridhen. Andaj nëse vëreni një dridhje pasi keni pirë çaj ose kafe, përpiquni ta shkurtoni ose eliminoni atë nga dieta juaj.

Stresi

Stresi në formën e ankthit mund t’ju bëjë të dridheni. Andaj përpiquni të mbani frymën tuaj për disa sekonda, duke nxjerrë frymë ngadalë. Nëse jeni duke luftuar, flisni me mjekun tuaj pasi medikamentet si propranololi mund të ndihmojnë në reduktimin e dridhjeve të lidhura me ankthin.

Një gjumë i mirë i natës zakonisht mund të zgjidhë dridhjet e shkaktuara nga privimi i gjumit.

Lënia e alkoolit

Alkooli ka një efekt depresiv në sistemin nervor qendror, duke ngadalësuar aktivitetin e trurit dhe duke ulur nivelet e energjisë. Por me kalimin e kohës trupi përshtatet me këtë duke lëshuar më shumë neurotransmetues ngacmues se normalisht, gjë që rrit aktivitetin e nervave, duke e mbajtur trupin vigjilent. Ama kur e lini pastaj alkoolin, aktiviteti nervor është më i lartë se zakonisht pasi truri është përshtatur dhe ende punon sikur alkooli është i pranishëm, dhe kjo mund të shkaktojë dridhje. Kjo është e përkohshme dhe zakonisht përmirësohet me kohë.

Goditje në tru

Dridhjet janë të zakonshme pas goditjes në tru, më shpesh në duar dhe krahë. Kjo për shkak të sëmundjes së enëve të vogla të trurit në zonat përgjegjëse për tkurrjen e vullnetshme të muskujve.

Sëmundja e Parkinsonit

Rreth 80 për qind e njerëzve me Parkinson kanë një dridhje dhe ndonjëherë mund të jetë simptoma e parë e sëmundjes. Ajo mund të shfaqet si një dridhje pushimi ose një dridhje veprimi, thotë Dr. Handford.

Tumor në tru

Megjithëse tumoret e trurit janë të rralla, një simptomë është një konvulsion i pjesshëm që mund të çojë në shtrëngime të muskujve. Kjo mund të përhapet nga dora ose këmba dhe të prekë deri në gjysmën e trupit tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat