Honor 5G arrin në gjysmën e dytë të këtij viti

Mobile

Honor 5G arrin në gjysmën e dytë të këtij viti

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 07:16
Honor 5G

Nën-brendi Honor i Huaweit paralajmëron se do të lansojë smartfonin e ri me rrjetin 5G në gjysmën e dytë të këtij viti.

George Zhao, presidenti i Honorit, së fundmi ka konfirmuar se kompania është duke zhvilluar një smartfon të ri me 5G, duke përmendur mundësinë që pajisja mund të arrijë në gjysmën e dytë të këtij viti. Specifikat mbesin një mister si dhe ai nuk ka përmendur se cila pajisja do të jetë e para që do të vijë me 5G.

“Kur dhe cili model, varet nga infrastruktura dhe progresi i operatorit”, ka thënë Zhao, shkruan ubergizmo.

Kjo nuk është hera e parë që Zhao ka folur për lansimin e smartfonit të ri Honor 5G. Në shtator të vitit të kaluar, ai ka thënë se kompania do të lansojë një pajisje kompatibile në vitin 2019 dhe ajo do të jetë e para.

Gjithashtu, edhe prodhuesit e tjerë kanë paralajmëruar për smartfonët e tyre 5G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat