iPhonët e ardhshëm me rimbushës type-c

Mobile

iPhonët e ardhshëm me rimbushës type-c

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:46
iPhone

Apple pritet që sivjet të lansojë tre iPhonët e ri që do të jenë pasardhës të XS, XS Max dhe XR.

Gjiganti amerikan është duke menduar që të kalojë në rimbushësit USB-C dhe të heq nga përdorimi rimbushësin tradicional të iPhonëve. Testimi i tyre ka filluar, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë vendim për kalim në type-C.

Pasardhësi i iPhone XR raportohet se do të vijë edhe me ngjyrën e gjelbër, por do të sakrifikohet njëra prej ngjyrave të zakonshme të telefonit.

XS Max i ri do të ketë kamerë të trefishtë derisa XR do të ketë dy kamera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat