Huawei “sulmon” iPhone X: Në tetor prezanton telefonin e ri me AI

Mobile

Huawei “sulmon” iPhone X: Në tetor prezanton telefonin e ri me AI

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Kompania Huawei ka bërë të ditur se në tetor do të paraqesë telefonin e vet të mençur të parë me inteligjencë artificiale AI, me emërtimin Mate 10.

Në fakt, kompania kineze ka larguar Apple nga vendi i dytë për nga shitjet e telefonave të mençur në botë dhe cak i ri është iPhone X.

Pajisja e re e Huawei ka inteligjencë artificiale harduer.

Ndërtimi i çipave me inteligjencë artificiale në telefonat mobilë është përparësi e madhe, pasi ajo mundëson përpunimin e shpejtë të të dhënave, kohëzgjatje më të madhe të baterisë, si dhe siguri më të madhe për përdoruesit.

Në panairin e muaji të kaluar IFA në Berlin, kompania kineze prezantoi çipin e ri Kirin 970, i cili posedon njësinë vetanake të neuronit - NPU.  NPU i Huawei është i vendosur brenda çipit, i cili kryen detyrat e inteligjencës artificiale. Megjithatë, është e mundshme që integrimi i inteligjencës artificiale të Huaweit të jetë më i thellë, pasi kompania kineze synon të zgjerojë teknologjinë AI në gjithë sistemin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat