Pianistja Melisa Ibrahimi shpërblehet me çmimin e parë në garën internacionale në Rusi

Muzikë

Pianistja Melisa Ibrahimi shpërblehet me çmimin e parë në garën internacionale në Rusi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:20
Melisa Ibrahimi

Deri më tani ajo ka arritur të shpërblehet me shumë çmime ndërkombëtare, kjo falë talentit që posedon dhe dëshirës për të arritur gjithmonë lart e më lartë.

Melisa Ibrahimi është pianistja e re nga Kosova e cila çdo ditë e më shumë po e dëshmon veten.

Viti 2020 asaj i solli disa çmime, por për të përmbyllur këtë vit si është më së miri, ajo dje është shpërblyer me çmimin e parë, kësaj radhe në Rusi në garën internacionale “International Music Competition Moscow, Russia”.

Për këtë sukses të radhës, Melisa është shprehur shumë e lumtur e që nuk harron ta falënderoj edhe profesoreshën e saj Alberta Troni.

“Një super përmbyllje e vitit 2020 me fitore në Rusi. Emocion i veçantë të zgjedhem fituese e vendit të I-rë në garën “International Music Competition Moscow, Russia”. Garë e nivelit Internacional me konkurrentë nga e gjithë bota. Një vit i jashtëzakonshëm me suksese e me shumë punë së bashku me profesoreshën time Alberta Troni!”, shprehet pianistja.

Kujtojmë që Melisa Ibrahimi në muajin nëntor të këtij viti u shpërblye edhe me çmimin e parë në kategorinë ‘Senior’ në garën internacionale të pianos në ‘Grand Prize Virtuoso 2020’ të mbajtur në Bonn të Gjermanisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat