Melisa Ibrahimi, fituese e vendit të parë në garën ndërkombëtare të muzikës në Rusi

Muzikë

Melisa Ibrahimi, fituese e vendit të parë në garën ndërkombëtare të muzikës në Rusi

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:13
Melisa Ibrahimi

Melisa Ibrahimi, e cila është studente në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës, është shpallur fituese e vendit të parë në ‘International Music Competition Mosocow, Rusia’.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata studentore ‘Reforma’.

Organizata ndër të tjerash i ka uruar Melisës shumë suksese në karrierën e saj.

‘Organizata Studentore “REFORMA”, është krenare që në rradhët e saja ka studente që përfaqësojnë denjësisht Universitetin dhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare’, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e organizatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat