Një universitet në Kanada ofron lëndë dedikuar dy artistëve tuaj të preferuar

Muzikë

Një universitet në Kanada ofron lëndë dedikuar dy artistëve tuaj të preferuar

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 23:40
Drake dhe Weeknd

Shkolla Krijuese e Universitetit “Ryerson” në Kanada tani po ofron një kurs që do të trajtojë tema të gjëra në lidhje me jetën dhe talentet muzikore të artistëve muzikorë të lindur në Toronto, Drake dhe Weeknd.

Ky lajm u bë i ditur në bazë të një njoftimi të bërë nga universiteti ku tregohet më shumë rreth asaj që do të mësohet.

Ky kurs, i quajtur “Deconstructing Drake & The Weeknd”, do të ofrohet në semestrin dimëror duke filluar nga janari 2022, sipas profesorit Dalton Higgins.

“Është koha që ikonat tona kanadeze të rap-it dhe R&B të njihen dhe të kanonizohen në mënyrë akademike ose ndryshe.  Dhe është kritike për studiuesit dhe historianët të shqyrtojnë skenën muzikore të Torontos që lindi Drake/weeknd dhe ndihmoi në krijimin e kushteve që ata të bëhen mega të suksesshëm”, u shpreh profesori.

Kjo lëndë do të ofrohet si një nga kurset kryesore për programin Bachelor të Muzikës Profesionale të Shkollës Krijuese, “programi i parë universitar i muzikës profesionale ndërdisiplinore”.

Kujtojmë se Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham, ka një numër të madh suksesesh në karrierë duke përfshirë këtu dhe numrin 1 në Billboard 100, numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar dhe katër çmime “Grammy”.

Siç u tha në artikull do të analizohet po ashtu dhe The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, një artist fitues i “Grammy”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat