Psy rikthehet në muzikë me albumin e tij të nëntë pas një mungese pesëvjeçare

Muzikë

Psy rikthehet në muzikë me albumin e tij të nëntë pas një mungese pesëvjeçare

Më: 12 prill 2022 Në ora: 23:56
Psy

Këngëtari nga Korea Jugore, Psy, më së miri i njohur për hitin e vitit 2013, “Gangnam Style”, do të rikthehet me muzikë të re pas një mungesë pesëvjeçare.

Në mëngjesin e së martës, artisti 44-vjeçar e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta bërë të ditur rikthimin e shumëpritur në skenën muzikore.

Psy zbuloi se albumi i tij i nëntë me titull “Psy 9th”, do të lansohet në treg më 29 prill të këtij viti, raportoi të martën portali “NME”.

Në klipin e postuar në Instagram, që është xhiruar në një koncert të këngëtarit në vitin 2013, ai dëgjohet duke folur për faktin se i ishin dashur 10 vjet për ta shkruar hitin global, “Gangnam Style”. Kështu, duke bërë shaka, ai u thotë fansave të pranishëm se ndoshta do t’i duhen edhe dhjetë vjet tjera për ta lansuar një këngë të ngjashme.

Në vitin 2017, Psy e lansoi albumin e tij të fundit pjesë e së cilit ishin edhe këngët, “I Luv It” dhe “New Face”. Një vit më vonë ai u largua nga labeli me të cilin kishte bashkëpunuar për shumë kohë, “YG Entertainment”. Në fillim të 2019-s, këngëtari e themeloi kompaninë e tij incizuese, “P Nation”, e cila nga atëherë ka nënshkruar kontrata bashkëpunimi me disa artistë të njohur nga Korea Jugore.

“Gangnam Style” mbetet suksesi i madh i karrierës së këngëtarit Psy. Kënga deri më tani i numëron më shumë se 4.3 miliardë klikime në platformën muzikore YouTube.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat