Kryeministri Thaçi ngushëllon presidentin e SHBA-ve - Bota Sot
Kryeministri Thaçi ngushëllon presidentin e SHBA-ve

Ngushëllime

Kryeministri Thaçi ngushëllon presidentin e SHBA-ve

Më: 21 maj 2013 Në ora: 17:21

Kryeministri Hashim Thaçi ngushëllon presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e tornados, që ka goditur Oklahoman.

”Me dhimbje të madhe morëm lajmin tragjik për vdekjen e dhjetëra qytetarëve amerikanë, si pasojë e erërave të fuqishme të shkaktuara nga tornadoja, që goditi Oklahoman.

Në këto momente të vështira, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë përkrah jush, për të ndarë këtë dhembje të madhe.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të qytetarëve të Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë së SHBA-ve, popullit amerikan dhe familjarëve të viktimave”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi, drejtuar presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...