Për një ligj ‘Antimafia’ - Bota Sot
Për një ligj ‘Antimafia’

Opinione

Për një ligj ‘Antimafia’

Nga: Tringë Arifi Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 23:04
Tringë Arifi

Organizatat kriminale, që kanë paraqitje historinë e tyre të paraqitjes dhe strukturën e tyre organizative, janë të njohura pothuajse në tërë botën. Janë të njohura në Itali, Japoni, Kineze, Kolumbi, Rusi, ShBA etj. Rreth origjinës së termit ‘Mafia’ janë paraqitur mendime të ndryshme nga autorë të ndryshëm. Sipas disave ky term e ka origjinën në Itali qysh në shekullin e XIII bazuar në organizatën që emërohej: ‘Morte Alla Francia Italia Anela’ dhe asokohe ishte krijuar për të rezistuar ndaj pushtimit francez. Sipas disa autorëve të tjerë fjala Mafi rrjedh nga fjala arabe ‘Mahias’, që d.m.th. guxim dhe disa të tjerë besojnë se ka prejardhjen nga ‘Muafas’ që d.m.th., të kujdesesh, t’i mbrosh anëtarët e familjes, të klanit, t’i diciplinosh dhe t’i vesh nën kontroll.

Mafia si organizatë kriminale gjatë zhvillimit të saj fillimisht kishte organizim primitive, i bazuar në elemente të traditës dhe zakoneve që më shumë kishin të bëjnë me hakmarrjen dhe veprime të tjera. Nga ‘Mafia Siciliane’, ‘Ndrangheta’, ‘Camorra’ që më pas del edhe ‘Sacra Union’ si bashkim i këtyre dy të fundit e deri tek ‘Mafia Ruse’ këto organizata kriminale merren me trafikimin e drogave dehëse, organizimin e bixhozit, prostitucionit, shpërlarjen e parave e veprime të tjera ilegale. Jo rrallë herë këto organizata kriminale të ashtuquajtura ‘Mafia’ kanë arritur të kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut dhe pasuria e bosave të këtyre organizatave ka arritur shuma marramendëse, si ajo e Pablo Escobar që vetëm për 16 muaj vlerësohej të ketë kapur rreth tre miliardë dollarë.

Për të dalur nga sqarimet, origjina e ‘Mafia-s’ ndiej të domosdoshme të ndalem tek ato aktivitete kriminale të organizatave kriminale dhe të strukturave shtetërore. Si cdo shoqëri edhe ne kërcënohemi nga krimi i organizuar ku më së shumti spikatet tek: kontrabanda me narkotikë, trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda me mallra të ligjshme (cigaret, alkooli, derivatet e naftës etj), shpërlarja e parave, reketizmi etj.

Kështu shikuar të dhënat nga Enti i Statistikave të Kosovës gjatë periudhës 2005-2010, numri i personave të dënuar për veprën penale të trafikimit me njerëz ishte dukshëm më i vogël sesa ai i të dyshuarve. 88 persona të dënuar nga pjesëmarrja 100%, pra 30.03% të personave të dyshuar për trafikim janë dënuar nga gjykatat e Kosovës, e që nuk dijmë saktë se cfarë dënime kanë marrë. Kujtojmë se kryes të kësaj vepre penale 86,4% ishin meshkuj kurse vetëm 12 ose 13,6% ishin gra.

Kështu shikuar numrin dhe origjinën e personave viktimë të trafikimit, në vende të ndryshme Kosova renditet e dyta me 165 viktima pas Moldavisë me 208 viktima dhe Shqipëria e katërta me 63 viktima duke lëne para Rumaninë me 74 viktima. Kodi Penal i Republikës së Kosovës e parasheh veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’ (neni 171) dhe ‘’Fshehja e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz’’ (neni 172), por, njëra prej linjave kryesore që shfytëzohet për trafikim në shtetet perëndimore është edhe rruga qendrore ballkanike. Pra rrjetet kriminale jo cdoherë ndodhen brenda shtetit tonë, por ama shfrytëzojnë rrugët tona për tu lidhur me vendet perëndimore me levërdi me të madhe pasurore. Dhe shteti ynë fare nuk parasheh në ligje dhe nuk përdorë masa e strategji për dënimin dhe përndjekjen ligjore të këtyre personave të huaj apo faktorit të jashtëm.

Ndër masat dhe mjetet kryesore për luftimin dhe parandalimin e krimit të organizuar janë SHBA-të, Italia. P.sh., në Itali një ndër aktet ligjore me rëndësi konsiderohet miratimi I ‘’Ligjit Antimafia’’ i cili bëri të mundur parashikimin e veprës penale të re në Kodin Penal Italian e titulluar si: ‘’Bashkimi në organizatën e tipit mafioz’’. Kontribut për këtë ligj thuhet se kanë dhënë: Komisioni parlamentar antimafia dhe Drejtoria hetuese antimafia. E para kishte kompetenca edhe për hetimin e veprimeve të organizatave kriminale kurse e dyta Drejtoria hetuese antimafia-DIA, kishte mundësi të zbatoj metoda të reja në fushën e kriminalitetit dhe krimit të organizuar p.sh., të kërkoj nga prokurori nacional antimafia privimin nga liria të ndonjë personi nëse ka dyshim të bazuar se është duke përgaditur kryerjen e ndonjë krimi të rëndë. Kjo ngase lejoheshin të zbatonin metodën e: incizimit të kontakteve private. Në mesin e tyre kishte: gjyqtarë, prokurorë, policë, bashkiakë, gazetarë etj.

Dora e mafias kishte vrarë Giovanni Falcone si një ndër gjyqtarë i njohur dhe luftëtarë i pa kompromis, dhe Paolo Borsellino, gjyqtar i spikatur në luftën kundër mafisë italiane.

Në Shqipëri si masa dhe mjete mbrojtëse parashihen tek Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale ngjajshëm si në Kosovë vecse Kodi Penal i Shqipërisë nuk jep përkufizim të krimit të organizuar. Theksohet roli i vecantë i shoqërisë civile në Shqipëri sa I përket luftimit, parandalimit të krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurisë së fituar kundërligjshëm. Ndërsa shoqëria civile e Kosovës ka kërkuar veting para se të kërkoj ligjin ‘Antimafia’. Logjikisht së pari ish dashtë me u këput rrjeta apo zinxhiri kriminal i strukturave të larta udhëheqëse dhe sistemit të drejtësisë, pastaj të vendoset ‘Vetingu’ në gjykata.

Sa i përket masave dhe mjeteve për parandalimin e krimit të organizuar, Kosova mjerisht, me masa dhe mjete të mjerueshme ‘’lufton’’ këtë dukuri. Deri vonë, në masë të paktë, fusha e luftimit dhe parandalimit të krimit të organizuar është e rregulluar me rregulloret e UNMIK-ut si ajo ‘’Mbi masat kundër kriminalitetit të organizuar’’, Rregullorja nr.1999/1 e datës 25 korrik 1999, nr.1999/24 e datës 12 dhjetor 1999, rregullore e shpallur nga përfaqësuesi special i Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së Bernard Kouchner. Rregullore këto që përcaktuan autorizime të administratës nga UNMIK, valutën, rekomandimet mbi strukturën dhe administrimin e shërbimit të Gjyqësisë dhe Prokurorisë, themelimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, importimin, transporimin, shpërndarjen dhe shitjen e produkteve të naftës etj. E cuditshme, sa funksionale ishin këto rregullore. Sa funksional apo të themi më mirë c’funksional ishte UNMIK-u mbi shtetësinë e Kosovës, aq sa legjitimuan edhe krimet e veta, krimin e 10 shkurtit 2007 ku si pasojë u vranë dy qytetarë, protestues paqësor. Akt publik kriminal që është në shpërputhje me Konventat dhe Rregulloret, që na i ka sjellë vetë UNMIK-u. Pra si përfundim ky mision e ka ndeshur Kosovën në një vakum ligjor dhe institucional, kësisoj duke qenë selektiv dhe duke vendosur autoritetin e tyre mbi cdo akt dhe ligj.

Në Kosovë, gjithashtu ekziston Njësia për Inteligjencë Financiare, njësit qe vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave e cila me gjithë këtë korrupcion dhe varfëri nuk po shënon kurrfarë progresi. ‘’Progresi’’ i vetëm i tyre sic duket është: me rëndësi të ndalet shpërlarja e parave dhe korrupcioni, por pa hapa konkret. Ne kemi dëgjuar dhe kemi parë përgjimet ‘Pronto’ ku haptas bëhet fjalë për shpërlarje të parave, përgjime-biseda të tipit ‘’mu ka tha fyti’’ e deri tek keqpërdorimi i pozitave zyrtare për t’i rahatuar të afërmit në puna dhe në pozita udhëheqëse.

Duke qenë se Kosova prin në listat e vendeve më të varfëra është absurditet, keshtu, duke llogaritur të hyrat e zyrtarëve dhe deputetëve, thuajse njejtë me buxhetin e tërë popullit të Kosovës. Në formularët e Agjensisë Kundër Korrupsionit këta kanë deklaruar pronësi dhe të ardhura të dyshimta. Është goxha e cuditshme se si këta zyrtarë dhe politikanë janë shndërruar në biznismen dhe kanë harruar se janë ose duhet cilësuar veten si ‘shërbëtor’ të vendit. Është e dyshimtë se si këta të fundit pasurinë dhe bizniset e tyre që kalojnë vlera enorme i kanë kamoflluar në pronësi të të afërmëve, kryesisht bashkëshort/es/it. Gani Dreshaj nga AAK ka vetëdeklaruar se 100% në pronësi të bashkëshortës së tij është kompania ‘’Hanseatic Dreshaj GmbHplusCo’’, objekti ‘’TD Hamburg KG’’ e ku vlera e aksioneve është 12.5 milionë euro dhe e para, e cila poashtu është në pronësi të gruas së tij ka një vlerë prej 3.5 milionë eurosh etj. Listës i prijnë edhe deputetë si: Blerta Deliu Kodra me pasuri të paluajtshme me vlerë prej 1 milion e 340 mijë euro, ndërsa të luajtshme prej 50 mijë euro, Ramush Haradinaj, Rrustem Mustafa-Remi, Sami Lushtaku etj.

Duke qenë se draftbuxheti propozon shpërndarje të drejtë të buxhetit këta kanë vepruar kundër kësaj politike, shpërndarje e barabartë.

Duke qenë se papunësia në Kosovë mbetet në nivel tejet të lartë, dihet se vitin tjetër do të jetë edhe më i lartë. Kështu duke parë jogadishmërine e kësaj qeverie për ta zbutur atë. Vetëm në tremujorin e vitit 2018 ishte 30.7 përqind niveli i papunësisë dhe fuqia punëtore joaktive është 58%, me focus të vecantë tek gratë. Pra as politikat momentale e as politikat ekonomike të kësaj qeverie nuk kanë bërë dicka në zbutjen e papunësisë, vec rritjes së saj. Duket normale kjo, kur qeveria udhëhiqet nga 80 e më shumë zëvendës ministra, numër rekord të këshilltarëve që kalojnë numrin 30. Paga e zv.ministrit sillet nga 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 800 euro ndërsa paga e këshilltarit politikë të kryeministrit është 1.340. Ndoshta kjo është faktori që na jep përgjigjen e jetëgjatësisë së qeverisë Haradinaj, duke mos lënë anash dhe listat e veteranëve.

A kemi nevojë urgjente për një ligj Antimafia? Është jetike kjo për fatin e këtij populli dhe ekonomisë së Kosovës. P.sh., sa ka angazhuar kryeministri në kabinetin e tij këshilltarë për t’i rahatuar familjarët e akraballakët më se e mundshme kish me qenë formimi i ligjit Antimafia me një Komision Hetues dhe prokurori shtetëror antimafia. Duket irracionale apo jo? Ngase fillimisht e spjeguam që origjina e fjalës ‘Mafia’ vie nga ‘Muafas’ që do të thotë të përkujdesesh për antarët e familjes, t’i diciplinosh ata dhe t’i vësh nën kontrollë, rrjedhimisht të përkujdesesh për klanin. Dhe karakteri i kësaj qeverie është feudo-klanor, pa program ideo-politik dhe nuk tenton asnjëherë luftën ndaj nënshtrimit ekonomik/kapitalit skllavërues. Qoftë e ditur se me këso raporte feudo-klanore e feudo-kapitaliste nuk kemi për t’i mësyer rrugët e Europës e as realizimin e aspiratave e objektivave të shtetit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...