A jau thenë Zoti qafen këtyre katilave?! - Bota Sot
A jau thenë Zoti qafen këtyre katilave?!

Opinione

A jau thenë Zoti qafen këtyre katilave?!

Nga: Hafiz Shala Më: 19 mars 2019 Në ora: 06:35
Hafiz Shala

Shefi i shefave të klanit “ Pronto “ ( Adem Grabovci ) do të thoshte më nji fjalë së nepotizmi është politikë primare e PDK-së, dhe, ashtu mbeti.

Dukuria e nepotizmit apo thënë  katundarqe, punësim i  familiarve i ilakeve është bërë dukuri “ normale “ ku pothuajse askuajtë nuk ja vretë mëndjën as ndërgjegjjen.

Kjo, do të thotë së rinia intelektuale me diploma  të përfunduara  në botën përëndimore ( nuk po flasë për univerzitetët e  Kosovës qoftë edhe të Shqipërisë që nuk jau kamë besimin sepse atje nuk ka kurfar kualiteti as cilësie për qfardo profili ), por, këta nga bota e jashtme, më siguri së ato diploma të qfardo profili qofshin, janë rezultat i  aftësisë së treguar ku shumë nga ata  jo vetëm së janë të punësuar në kompani apo institucione shtetërore ku jetojnë por edhe janë profesor ligjerues në Univerzitete të njohura të lamive dhë profileve të ndryshme  për të cilat Kosova ka shumë nevojë.

Të gjithë ju  thonë se”  jeni  të dehur “, por,  përseri nuk mbaen  për shtylle por vazhdojmë derisa të rrezohen( në mënyrë figurative për klasën sunduese). Kjo i  bjenë, që të gjithë po na kritikojnë dhë ate shumë ashpër për punësime  enorme të familiarve, bashkëpartiakve dhë të gjitha kategorive të izmave tjerë, por, asesi të njerzve të aftë, të dijeshëm,të guximshëm  në profesionin e tyre që do të ishte ndihmesë  e madhe për përparimin e shtetit dhë për mirëqemnjën e qytetarve.

Ketë dukuri si politikë të sajë parësorë, e ka filluar PDK-ja e cila sot e kësajë dite nuk ka të ndalur.

Për mos të u “ mbetur borxh “, tani filluan edhe të tjerët të cilët u bënë pjesë e koalicionit  PANA  me nji intenzitet edhe më të shtuar sepse në garë për ketë dukuri shemtuese nuk dojnë që të jesin nën nivelin e tyre, por,duan  të jau tejkalojnë. Dhë, kështu cikli  vazhdonë kushdo që të marr pushtetin. Kushë garonë i  pari këtu, nuk është më rëndësi a është Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari, Deputeti, Kryetar partie, mik I  të gjithë ketyr që I  përmënda, zonja e zonjusha që caktohen në poste të ndryshme të emertuara që ta kapë nivelin e pagës sa na të lartë e kështu pa ndërprerë. E qytetari i  tjeshtë pa krahë qka do të bejë i mjeri!

Prandaj, kur flasin edhe për  VV -sjen e cila siq thuhët ende nuk është e korruptuar, egzistonë frika që edhe ata, hipotetikishtë mundë të thuhët së do ta vazhdojnë të njejtin avaz kur ta martin pushtetin.

Ambasadorët e huaj në Kosovë, posaqërishtë zoti Rouari O’Conneli  po ashtu edhe Ambasadori Cossnet I SHBA-ve, janë ndër më të zëshmit publikishtë  që në nji mënyrë u bëjnë thirtje  forcave progresive nese egzistojnë sepse nuk ndihën për së gjalli ose thojnë sa për të thënë diqka, tjetër reagim serioz nuk ka.

E po kush duhet ta ndryshojë këtë gjendje shkatërruese dhë demoralizuese për rinin, intelektualet dhë të gjithë ata që janë të gatqem që të punojnë për vëndin e vetë  se sa të shkojnë e të  punojnë në vëndët e huaja për të fituar nji pagë për të jetuar nji jetë normale.

Më ketë trendë të zhvillimeve, Kosova do të zbrazet, do t’ua lënë  në dorë  shtetin matrapazve, komorgjive, hajdutve, kriminelve dhë tradhëtarve. Ata, tani janë të lirë të veprojnë dhë në nji mënyrë Kosova udhëhiqët- sundohët sipas tekeve dhë deshirave të kapsve të shtetit.

Tani shtrohet pyetja shumë praktike e thjeshtë dhë e sinqertë : a është Kosova shtete demokratik dhë i  pavarur ?!

Në aspektin e lirisë, barazisë dhë mirëqenjës sociale, jo si jo.Nuk janë të gjithë të barabartë sipas Kushtetutës së vëndit sepse, nuk janë të barabartë  përpos tjerave edhe në  punësim si kategori qënjësore  të mbijetesës.

Nuk janë të barabartë para ligjit dhë drejtësisë, sepse, janë të kapura shumë  fortë nga klasa sunduese e cila nuk dijë të ngopët. Tani, e vetmja shpresë  na qënka që këta që janë në pushtet të largohen. Po nga kush. Këta, vetë nuk ikin. Nuk përgjigjën për asgjë, nuk  “ janë të obliguar”  të japin llogari askuajtë sepse përpos fjalimeve bajate sa për të thenë  së që edhe une fola, asgjë praktike.

Shtresat e njerzve të të gjitha kategorive, nuk tregojnë nivelin e përgjegjësisë si prind, si qytetar, si institucione dhë më në fundë si shoqëri e cila jetonë nëshekullin 21 e jo në skllavëri e cila i pranonë të gjitha këto haraqe pa u ndi për së gjalli.

Pasi asgjë nuk funkciononë për të ndaluar këtë dukuri të shemtuar të turpshme dhë shkatërruese, athere, nuk ka mbetur asgjë tjetër përposë së populli të ngritët i tëri dhë ti jap fundë kësajë sëmundje e cila nuk ka tjetër sherim përpos prerjes  njihere  e  përgjithëmonë.

Shtete mike të cilat janë më popullin dhë në anën e popullit, duhët gradualishtë që në bashkpunim më shoqëritë civile dhë popullin, të fillojnë ti bojkotojnë kësi llojë udhëheqësish si bashkëbisedues, tua mdalojnë udhëtimët në vëndet e tyre mu ashtu  sikur grupeve teroriste  e xhihadiste sepse në faktë këta llojë udhëheqësish janë xhihad  e xhahil të assj shtrese të popullit të cilët nuk mundë të vijnë në shprehje  ti gëzojnë të drejtat e tyre kushtetuese që  të gjithë  të  jenë  të barabartë pa  dallim kombi, feje, ngjyre, religjioni apo origjine  si shtetas të Republikës së Kosovës.

Ky popull e mbanë përgjegjësinë para femijve të tyre për të ardhmen dhë prosperitetin për qka e kanë humbur shpresën  më plotë arësye. Rastet që për ditë po  shkruhet  në portalët e ndryshme e posaqërishtë nga mjetët e informimit hulumtuese, gjendja është mase alarmante.

Prandaj, popull i nderuar ju  ende nuk jeni duke e shijuar shtetin e pavarur të Kosovës sepse, përderisa ishtë ushtarakishtë i okupuar nga Serbia, sot është  i kapur nga sunduesit tuaj gjakëpirës të cilët jau kanë zënë diellin dhë ajrin që në vëndë se ta keni në atdheun e juaj, ju  fatëkeqësishtë po përzehëni  që të gjeni jetë ma të mirë. Pse nuk e ndërpreni ketë të keqe nga  këta të kqinjë? A mos duhët tani Amerika më ardhë e më jau përzënë hajnat, bashibuzukët dhë diktatorët nga pushteti?

Këta, le që nuk po e ndegjojnë por as nuk  po  e  përfillin Amerikën. Këta, as për zot nuk dijnë derisa të jau thenë qafën. Pa ja u dhënë të shtyren, ketyre nuk ju thehet qafa. Deri  atëhere mos po bëhët vonë. Kupa  është stër mbushur, po kushë duhet ta zbrazë! Kush tjetër përpos ju vetë. Zgjohuni ose  vdisni. Patrik Moor ka thenë : “give me liberty, or give me a dethe “ ( “ma jep lirinnë ose ma jepë vdekjen “). Të cilen e doni ju or njerz të zotit?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...