Për kryetar të PDK-së në Drenas; Naim Bazën e përkrahë Hashim Thaçi, ndërsa Sejdi Hoxhën e përkrahë Kadri Veseli

Opinione

Për kryetar të PDK-së në Drenas; Naim Bazën e përkrahë Hashim Thaçi, ndërsa Sejdi Hoxhën e përkrahë Kadri Veseli

Nga: Hysni Gashi Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:58
Hysni Gashi

Tashmë zgjedhjet e të parit të PDK-së ne Drenas janë ne kulmin e saj dhe kemi dy pretendent në gare që i përkasin dy njerëzve të fuqishëm të PDK-së e që janë Naim Bazaj dhe Sejdi Hoxha ku në këtë gare tregon kush fiton, Kadri Veseli Apo Hashim Thaçi. Duke e pasur parasysh fitoren e madhe të Thaçit në Skenderaj përmes Sami Lushtakut, dhe ne komuna të tjëra tani edhe ne Drenas ka filluar lufta e të mëdhenjve ku Naim Bazaj është i dërguari i Hashim Thaçit dhe Sejdi Hoxha i dërguari i Kadri Veselit. 

Tani strukturat e PDK-së janë në një dilemë të mëdha së kë të votojnë: njeriun e z.Thaçit apo të dërguarin e z.Veselit, dhe sipas gjitha gjasave z.Thaçi përsëri do të triumfon. Veç tjerash Naim Bazaj ka edhe përkrahje të bashkëluftëtareve të tij dhe komandanteve të Drenicës duke filluar nga Sami Lushtaku e komandant të tjerë të rëndësishëm sepse Naimi veç tjerash ishte edhe një kontribuues lirie me gjithë familjen e tij dhe ishte një komandant i shquar i UÇK-së dhe që kishte kontribuar edhe në strukturat e PDK-së me vite në Drenas dhe disaherë kishte leshuar rrugë të tjërvë vetëm që mos të përçahet PDK-ja ne Drenas. Në anën tjetër Sejdi Hoxha është një parashutist politik që ka ardhur për llogarite e tij dhe shefit dhe nuk ka asnjë kontribut të veçantë as për degën e PDK-së por as për lirinë e vendit.

Ne anën tjëtër ka përdor pushtetin e tij duke i premtuar delegatve ne kembim të votes punsim ne Post e qê nuk do punsohen kurrë,po ashtu ka përdor edhe veturat e postes ne këto zgjedhje.Megjithatë strukturat e PDK-së janë ato që në fund do të vendosin të përkrahin njeriun e tyre. Sa i përket Kryetarit të Drenasit si duket edhe vet krerët e PDK-së e kanë kuptuar se ai tanimë ka humbur kredibilitetin për udhëheqjen e një dege partie dhe nuk do të vije në pyetje rikandidimi i tij ne asnjë rrethan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat